Frank Lampard sot ka marrë lajmin më të mirë prej se u emërua në krye të klubit ku fitoi gjithçka si futbollist.
Pas tre ndeshjeve pa fitore, 1 humbjeje në ligë, 1 humbje në Superkupën e Evropës dhe një barazimi ndaj Leicesterit vikendin e kaluar, Lampard më në fund ka marrë një lajm të mirë, shkruan Reporteri.net
Callum Hudson-Odoi është rikthyer për t’u stërvitur me ekipin e parë pas plotë 4 muajve jashtë fushave të blerta.
Anglezi kishte pësuar një lëndim në akilin e këmbës, gjë që kishte detyruar atë t’i nënshtrohej një operacioni.
Por, kjo nuk është e tëra. Lampard iu është gëzuar edhe faktit se mbrojtësi kryesor, Antonio Rudiger ka luajtur plotë 90 minuta me të rinjtë e Chelseat në fitoren ndaj Liverpoolit.
Edhe i riu, Reece James që Lampard synon ta inkuadrojë në ekipin e parë, i cili kishte thënë se ai do të jetë një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën, pritet të rikthehet në javët në vazhdim.
James kishte kaluar sezonin e fundit si huazim në Wigan Athletic ku arriti të fitonte jo më pak se mbi 20 çmime si lojtari i ndeshjes. Ai pritet ta zëvendësojë Azpilicuetan në krahun e djathë./Reporteri.net/