×
  • Sport
  • Sport

    Dritën se ndalë dot as Llapi – Trepça ’89 shënon fitore të madhe ndaj Ferizajt

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 18:55

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës


    Drita e ka mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat 4-0 dhe kështu ka bërë një hap të madh në luftën për titull, shkruan Reporteri.net

    Pefqeli shënoi autogol në minutën e tetë, Rexha realizoi në minutën e 14-të, Vucaj në minutën e 83-të dhe Emini në të 90-tën për fitoren shumë të rëndësishme të Dritës.

    Ndeshja tjetër ishte spektakël golash ndërmjet Ferizajt dhe Trepçës ’89 që u mbyll me rezultat 5-2 në të mirë të skuadrës nga Mitrovica.

    Pas xhiros së 28-të Drita vazhdon të jetë lidere e Superligës tani me 61 pikë, 4 më shumë se Prishtina që është në vendin e dytë me 57 pikë.

    Më poshtë mund ta shihni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!