×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka i ‘zemëruar’ me Akilin: Mendova se ajo zemër ishte për mua

    Reporteri
    15 Korrik 2019 | 15:29

    Akil Gjakova para dy ditëve bëri krenarë të gjithë pasi fitoi medaljen e artë në lojërat e Grand Prix 2019 që u mbajtën në Budapest.


    Xhudisti kosovar mposhti në finale rusin Georgii Elbakiev dhe kështu u kurorëzua me titullin e më të mirit. Ai madje u shpall edhe xhudisti më i mirë i ditës, shkruan Reporteri.net

    Menjëherë pas fitores, Akili kishte bërë zemrën me duart e tij, gjë që kishte shtyrë trajnerin e tij të mendojë se ai gjest ishte për të.

    “Mendova që ma drejtoj mua por si duket dikujt tjetër hmmm …”, ka shkruar trajneri i tij në facebook, Driton Kuka.

    Por, kuptohet kjo ishte shkruar në formë shakaje nga trajneri legjendar, pasi ai e di se Akili është i fejuar dhe tani fitoret i dedikon dikujt tjetër.

    Ndryshe, Akili u shpall kampion në kategorinë deri në -73 kg./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!