×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka reagon pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i Presidentit shkaku i konfirmimit të aktakuzës

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 12:00

    Driton Kuka ka reaguar shumë shpejt në Facebook duke dhënë përkrahje për Hashim Thaçin, i cili para pak minutash dha dorëheqje nga posti i Presidentit shkaku i konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale


    Thaçi dha dorëheqje pasu nuk dëshironte që të shkonte në Hagë si president i Kosovës, shkruan Reporteri.net

    “Nuk do të lejoj që para Gjykatës Speciale të dalë presidenti i Kosovës. Unë sot jap dorëheqje nga presidenti,” ka thënë Thaçi.

    E pas këtyre ngjarjeve ka reaguar Driton Kuka ku me anë të një postimi ka thënë se beson në pastërtinë e Thaçit.

    Ky është postimi i plotë:

    Besojmë në pastërtinë e juaj!
    Siç u ngritëm ne në majën e Olimpit përkundër pengesave e barrierave edhe ju do ktheheni kryelartë President me shoktë e luftës së pastër çlirimtare. /Reporteri.net/


     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!