Driton Kuka ka bërë të ditur se nga nesër ekipi i xhudos do të zhvendoset në Shqipëri ku do të kalojnë një javë të plotë pa ngarkesa për stërvitje
Trajneri i njohur i xhudos ka menduar që t’i relaksojë sportistët e tij pas pandemisë së Koronavirusit, derisa ka si destinacion ka zgjedhur Shqipërinë, shkruan Reporteri.net
Ky është postimi i plotë që ka bërë Kuka në Facebook:
Fiks 12 javë vetëizolim!
Tani do vazhdojmë ndryshe …
Prej neser Ekipi i vetëizoluar do vazhdoj të qëndroj në shtetin amë Shqipërinë,këta djem e vajza do shijojnë bukuritë me vizita në shumë vende!
Do kemi një javë pa ngarkesa të stërvitjeve,një javë në kërkim të qetësisë pas një situate të pazakonshme!
Një javë që do punojmë për mbushjen e baterive nëpërmes pushimit aktiv me përkujdesje për shëndetin mental të këtyre kolosëve të Kombit!
Jam krenar për qëndrueshmëri dhe vullnet për stërvitje edhe atëher kur Bota ishte ndalur,ju su ndalët asnjë moment.
Do vijnë sukseset jam i bindur,siç isha i bindur që do arrini aty ku jeni sot,me medalje të arta Evropiane,Botërore deri te e arta Olimpike!
Krenar…
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.