×
  • Sport
  • Sport

    Driton Kuka: Xhudo arriti atë që politika as që mund ta imagjinojë për momentin

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 12:11

    Driton Kuka ka përgëzuar xhudistet që këtë vit fituan medalje të arta dhe bën që himni i Kosovës të dëgjohet tek vendet si Rusia e Kina, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë


    Majlinda Kelmendi këtë vit fitoi medalje të artë në Rusi, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Distria Krasniqi, por kjo në Kinë, shkruan Reporteri.net

    Driton Kuka me anë të një postimi në Facebook ka thënë se atë që e ka arritur sporti i xhudos, momentalisht as që mund ta ëndërrojë politika.

    Ky është postimi i plotë:

    Sinqerisht me 3 Ministrat e fundit për Sport kemi pas fat!
    Që të tre figura serioze politike dhe me ndikim të duhur për të avancuar Sportin përpara!
    Sporti i xhudos arriti atë që Politika as që mund ta imagjinoj për momentin!
    Në Rusi e Kinë me respekt e dinjitet fal këtyre dy protagonisteve u respektuan simbolet dhe shteti ynë i ri,kryefjala e imazhit në Botë patjetër janë të arriturat e sportit.
    Po pres që Ministria për Kulturë,Rini e Sport të jetë me Ministër kredibil dhe autoritativ,aty ku Kosova ka fituar më së shumti në imazh presim një njeri me vlera dhe ndikim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!