×
  • Sport
  • Sport

    “Dua që Mbappe të qëndrojë në PSG, jemi të dy fëmijë”

    Reporteri
    17 Prill 2022 | 13:57

    Në një intervistë dhënë për ‘Telefoot’, mbrojtësi i djathtë i PSG-së, Achraf Hakimi , ka folur për vazhdimësinë e Kylian Mbappe në PSG apo largimin e tij në Real Madrid, përcjell Reporteri.net.

    Ish mbrojtësi i Interit vazhdon me lavde të mëdha për shokun e skuadrës së Parisit, duke thënë se ai është miku e tij, dhe se ai e di që dëshiron që të qëndrojë tek skuadra e Parisit.

    “Mbape është një nga më të mirët në botë dhe ai është miku im. Unë dua që ai të qëndrojë këtu, ai e di këtë. Ai do të vendosë se çfarë mendon se është më e mira për karrierën e tij. Dhe unë do ta mbështes atë,” tha ai.

    Hakimi shton: “marrëdhënia ime me Mbappen ka qenë spontane. Që nga dita që kam ardhur, kur takon dikë si ai, në moshën tënde, me të njëjtin personalitet, të njëjtin karakter… Jemi dy fëmijë. Gjithçka është e rrjedhshme, është e natyrshme”.

    Së fundi, Achraf foli edhe për eliminimin e Champions League nga Madridi . “Është e vështirë të kuptosh që jemi jashtë Champions League . Ne kishim mekanizmat për të ecur përpara. E vërteta është se nuk mund ta shpjegoj. Edhe sot, kur e mendoj, nuk e kuptoj. E kuptoj këtë. Tifozët janë të trishtuar, edhe ne, në këtë nivel, detajet e vogla bëjnë diferencën, duhet t’i korrigjojmë vitin e ardhshëm, kjo do të na bëjë kampionë”.

    Tifozët e Interit ishin shprehur shumë të pa kënaqur me kalimin e marokenit tek skuadra franceze, pasi sipas tyre ai iu tha se do të qëndrojë me Nerazzurrët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!