Ishin në qendër të vëmendjes gjatë ditës së djeshme pasi bën skandal duke tymosur cigare para udhëtimit në Gjeorgji për ndeshjen e fazës së parë kualifikuese për Europian.
Bëhet fjalë për futbollistët e futsallit të Kosovës, që mposhtën Austrinë me rezultat 4:2 në ndeshjen e parë kualifikuese.
Qerimi me dy gola, Dobroshi e Topalli me nga një, ishin golashënuesit e Kosovës në ketë lojë – të gjitha në pjesën e parë, shkruan lajmi.net.
Ndryshe, Kosova gjendet në grupin F bashkë me nikoqirët Gjeorgjinë dhe Gjermaninë.
Ekipi që zë vendin e parë kualifikohet direkt në fazën e dytë, kurse vendi i dytë do të luajë në kualifikime për të kaluar në fazën tjetër.
Edhe pozita e tretë mund të dërgojë në fazën e dytë djemtë tanë në rast se kanë një arritje më të mirë se sa ekipet tjera, të cilët pavarësisht se u sulmuan – në fushë u treguan të zotët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.