×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Duhanxhiu Sarri e bën nervoz keq Cristiano Ronaldon

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 21:05

    Cristiano Ronaldo nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin që Maurizio Sarri ia bëri atij në ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës


    Juventusi e mposhti Lokomotivën e Moskës me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve, në një ndeshje ku CR7 u zëvendësua nga Sarri, shkruan Reporteri.net

    Trajneri i Juventusit vendosi ta largonte nga loja yllin portugez në minutën e 81-të për ta inkuadruar në fushë Paulo Dybalan.

    Por, këtë zëvendësim nuk e priti aspak mirë Ronaldo, i cili ia tha disa fjalë Sarrit rrugës për në bankën rezervë.


    Në atë që mund të shihet në video, vërehet se CR7 është i nervozuar me vendimin e Sarrit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!