Maurizio Sarri nuk e ka shikuar akoma asnjë ndeshje të Interit, rivalit kryesor për titull në Serie A
Interi ka shënuar dje edhe fitoren e gjashtë me radhë në Serie A pasi mposhti Sampdorian në udhëtim me rezultat 3-1, shkruan Reporteri.net
Juventusi që udhëhiqet nga duhanxhiu Sarri javën e ardhshme do të përballet pikërisht me Interin, por ai nuk mendon akoma për këtë ndeshje pasi prioritet e ka Leverkusenin.
“Të jem i sinqertë, përqendrohem gjithmonë te ndeshja e radhës dhe deri tani nuk kam parë asnjë ndeshje të Interit. Edhe tani do shoh Leverkusenin, që e kemi kundërshtar të martën,” ka thënë Sarri.
Megjithatë kam lexuar për gjëra të mëdha te Interi dhe nuk kisha dyshim për këtë. Ky kampionat do jetë shumë më i rivalizuar,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.