×
  • Sport
  • Sport

    Dukagjini tregon ‘dhëmbët’ ndaj Dritës, Prishtina barazon me Ulpianën

    Reporteri
    30 Shtator 2021 | 17:05

    Tashmë kanë përfunduar dy ndeshjet e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll.


    Në ndeshjen e parë, Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Dritës me rezultatin final në 2:1 me golat e Januzit dhe Chibuezes, ndërsa golin e vetëm për ‘Intelektualët’ e realizoi Ajzeraj në minutën e 39’të të takimit, shkruan Reporteri.net

    Ndërkaq, takimi i dytë mes Prishtinës dhe Ulpianës u mbyll me rezultat të barabartë në 1:1.

    Golin e parë në këtë takim e realizoi Ulpiana përmes Rrezit në minutat e fundit të pjesë së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë kryeqytetasit barazuan shifrat në 1:1 përmes Rrezit.

    Me dy ndeshjet e sotme kemi edhe lëvizjet në tabelën e Superligës, ku aktualisht në vendin e parë prinë Drenica me 14 pikë e ndjekur nga Ballkani me 13 dhe Gjilani që aktualisht ka 12.

    Më poshtë gjeni edhe renditjen e skuadrave në tabelë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!