Për Vedat Muriqin, sot është një ditë e veçantë.
Futbollisti kosovar e feston sot ditëlindjen e 29-të.
Dhe, si e do tradita, “Pirati” është pritur me brohoritje nga shokët e skuadrës tek Mallorca, shkruan Express.
Gjithashtu, atij i është formuar “tuneli” i zakonshëm nga bashkëlojtarët, të cilët me këtë rast “e kanë rrahur”, me shaka.
“Kalimi më i vështirë”, ka shkruar Mallorca në rrjetet sociale.
E pasi doli nga “tuneli”, përfaqësuesi kosovar i kishte disa fjalë për shokët e skuadrës.
“Do ta vras dikë këtu”, ka thënë Muriqi, i cili para se të hynte në “tunel” tha se do të kalonte i qetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.