Shqipëria e ka shënuar fitoren e parë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Kombëtarja shqiptare e mposhti Moldavinë gjatë së shtuënës mbrëma në stadiumin “Air Albania”.
Pjesa e parë u mbyll me disa raste të mira të krijuara nga Shqipëria, por që nuk arrinin t’i konkretizonin.
Në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare e gjeti golin me anë të Jasir Asani, i cili realizoi një gol të bukur.
Një gol akoma më të bukur e realizoi edhe Nedim Bajrami, në minutën e 76’, që ishte i vulosjes së fitores.
Shqipëria pas fitores kalon në vendin e tretë me tri pikë, pas dy ndeshjeve, teksa Moldavia në pozitën e katërt me dy pikë.
Kombëtarja shqiptare në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Ishujt Faroe
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.