Futbolli zviceran vazhdon të nxjerrë në pah talente të shumtë shqiptarë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura jo vetëm në këtë vend, por edhe në kampionate më presitgjioze, si ai italian.
Emri më i fundit është sulmuesi Luan Abazi, për të cilin kanë shfaqur interes klube të Serisë A.
Djaloshi 18-vjeçar është pjesë e skuadrës së U18 të St. Galen dhe me të ka treguar një formë të admirueshme, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshjet që ka luajtur në kampionatin e U18 ku merr pjesë ekipi i tij. Kësisoj, qendërsulmuesi ishte golashënuesi i dytë më i mire i këtij kampionati.
Një paraqitje që ka rënë në sy të ekipit të parë, aktualisht kryesues i kampionatit zviceran, por jo vetëm atij.
Kështu, VIP Sport ka mësuar se për lojtarin kanë shfaqur interes klubet e Sasuolos dhe të Kievo Veronës, të cilat do të dëshironin ta bënin atë pjesë të akademive të tyre e pse jo, të ekipit të parë.
Negociatat vazhdojnë e pritet që të merret një vendim për të ardhmen e tij gjatë kësaj vere.
Lojtari deri tani ka veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke luajtur me ekipin U18 të saj.
Ndërkaq, FSHF mbetet në vëzhgim nga larg e nuk ka bërë asnjë hap konkret për të kontaktuar e siguruar një futbollist i cili duket se premton për të ardhmen, edhe pse shpeshherë nga institucioni deklarohet se i kanë dhënë përparësi futbollistëve të rinj nga Maqedonia e Veriut për t’i bërë pjesë të përfaqësueseve kuqezi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.