Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka oferta edhe nga jashtë Turqisë.
Forma e mirë e Vedat Muriqit në sezonin e shkuar ka bërë që klubet më të mëdha turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe të shprehin interesim për të.
Por sot në Itali raportojnë që për Muriqin ka interesim edhe nga Serie A, më konkretisht nga Sassuolo dhe Torino.
“Tuttomercatoweb” shkruan që të dyja klubet janë duke e përcjellë situatën e Muriqit dhe shumë shpejt mund të ketë edhe oferta zyrtare për 24-vjeçarin, transmeton Ksp.
Muriqi ka realizuar 17 gola dhe 8 asistime në sezonin e shkuar në Super Ligën e Turqisë me skuadrën e Rizespor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.