Në Superligën e Kosovës sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të raundit të 30-të.
Ndeshja e cila pritet të ketë vëmendje është ajo në mes Prishtinës dhe Drenicës, pasiqë dy skuadrat kanë nevojë për tre pikë për t’i ikur zonës së rrezikshme të rënies nga Superliga.
Skuadra e Drenicës është vetëm dy pikë larg vendit të tetë e që e dërgon atë ekip në barazh, ndërsa Prishtina ka pesë pikë më shumë se Dukagjini që e mban atë pozitë.
Kjo do të jetë ndeshje mjaft interesante.
Ndërkaq, ndeshja tjetër zhvillohet në mes Dukagjinit dhe Gjilanit.
Ekipi i Gjilanit do të udhëtojë në Klinë, për pikët e plota, pasi duan ta marrin pozitën e dytë në tabelë dhe të luftojnë ende për titull.
Ndërsa, Dukagjini i ka punët keq pasi gjendet në vendin e tetë, pozitë kjo që e dërgon ekipin në barazh, andaj i duhet fitorja në këtë xhiro.
Ndeshja në mes Dukagjinit dhe Gjilanit zhvillohet sot me fillim nga ora 13:30, ndërsa Prishtina -Drenica në orën 14:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.