Që nga transferimi falas i Pierre Emerick Aubameyang tek skuadra e Barcelonës, skuadra e Arsenalit ka filluar të interesohet për një sulmues, për të zëvendësuar lojtarin francez, transmeton Reporteri.net.
Skuadra e Arsenalit është në kërkim të dy sulmuesve, të cilët sipas Tuttosport gjenden në Serie A.
Veç Aubameyangut, Arsenali mund ta humbas edhe Alexandre Lacazetten, të cilit i skadon kontratë më 30 qershor
Siç raporton “CBS Sports”, klubi londinez është duke monitoruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, dhe atë të Napolit, Victor Osimhen.
Martinez ka kontratë të vlefshme me “Nerazzurrët” deri më 30 qershor 2026, teksa kampioni në fuqi italian nuk besohet se do lejojë lehtë largimin e tij.
Kurse, kontrata e Osimhenit me napolitanët skadon më 30 qershor 2025, teksa ai mendohet se mund të tundohet nga interesimi i një klubi më të madh.
23-vjeçari vlerësohet si një prej sulmuesve më të mirë në Serie A, ashtu si edhe Lautaro Martinez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.