×
  • Sport
  • Sport

    Dy të arta dhe dy të argjendta për xhudon kosovare në Kupën Evropiane që po zhvillohet në Dubrovnik

    Reporteri
    03 Tetor 2020 | 18:59

    Dy të arta dhe dy të argjendta është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kupën Evropiane, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.


    Të artën e fituan Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg), ndërsa të argjendtën Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg).

    Fazliu mblodhi më së shumti pikë në kategorinë e saj, ndërsa Nakamura u desht të mposhtë fillimisht sllovenët: Plantak e Kelava, kurse në gjysmëfinale dhe finale mundi serbët: Stanojeviq përkatësisht Rajiçiq.

    Për Nakamurën ishte gara e parë ndërkombëtare prej se mori nënshtetësinë e Kosovës.

    Për ekipin e xhudos ishte gara e parë ndërkombëtare pas shtatë muajsh pushimi shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!