×
  • Sport
  • Sport

    Dyshimet për dallavere në shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli, prokuroria nis hetimet

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 13:42

    Prokuroria e shtetit të Kosovës ka dalë me komunikatë, ku njofton qytetarët se kanë filluar hetimet rreth shitjes së biletave për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.


    Shitja e biletave online nga kompania e autorizuar “tiks.app” ka hasur në shumë parregullsi dhe probleme në qasje.

    Kjo ka bërë që qytetarët e Kosovës të frustrohen me këtë situatë dhe të kërkojnë nga organet e rendit mbikëqyrjen e shitjes së biletave.

    Sot (e mërkurë), Prokuroria ka dal me komunikatë ku njofton se tashmë ka autorizuar njësitet përkatëse për të identifikuar dyshimet e ngritura.

    Komunikata e Prokurorisë së Shtetit: 

    Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë.

    Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!