×
  • Sport
  • Sport

    E ardhmja e Lautaro, agjenti konfirmon gjithçka

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 23:38

    Lautaro Martinez nuk shkon te Barcelona. Ky ka qënë konfirmimi i dhënë nga agjenti Carlos Yague, në një intervistë për mediet italiane.


    Ai shprehet se Lautaro është i lumtur te Interi dhe do respektojë kontratën.

    Kujtojmë që sulmuesi kërkohet me ngulm nga Barcelona, por si duket katalanasit do ngelin ”duarthatë”.

    ”Sot Lautaro ka një kontratë tre-vjeçare dhe është shumë mirë atje ku është. Ai ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm. Largimi i Lautaro është më shumë një temë mediatike sesa reale.” – pohon Yague.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!