Milot Rashica ishte protagonist i një supergoli në ndeshjen derbi në Bundesliga ndaj gjignatit Dortmund.
Ylli vushtrrias u rikthye nga lëndimi që e pësoi muajin e kaluar dhe startoi këtë ndeshje nga minuta e parë, shkruan Reporteri.net
Ndeshja u mbyll me rezultat baraz 2-2 dhe ishte një ndeshje spektakolare që nga fillimi deri në fund, me secilën skuadër që kishte rastet për ta fituar ndeshjen.
Pak minuta më parë, Rashica ka reaguar për këtë ndeshje me një postim në Facebook.
“Shpirt i madh skuadre sot! I lumtur që shënova në ndeshjen e rikthimit tim…”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Rashica i mungoi Kosovës në ndeshjet deçizive ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë për shkak të këtij lëndimi.
Mirëpo, nëse gjithçka shkon siç duhet tash e tutje, Rashica pritet të jetë në superformë për ndeshjen me Malin e Zi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.