×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: Costa do të mungojë 15-20 ditë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 17:42

    Sulmuesi anësor i Juventusit ka munguar afërsisht 40 ndeshje për shkak të lëndimit prej që ju bashkua klubit më 2017, kurse klubi ka konfirmuar tani që ai do të jetë jashtë për 15-20 ditë.


    Sulmuesi është larguar nga loja në humbjen kundër Veronas ku u ankua në një problem muskulor, që bëri që braziliani të detyrohet ta lë fushën.

    Megjithatë, La Gazzetta dello Sport ka bërë një përmbledhje te të dhënave duke llogaritur mungesat e 29 vjeçarit prej që u bashkua me kampionët e Italisë, të cilat statistika nuk janë edhe aq shpresëdhënëse.

    Costa ka humbur 39 ndeshje për Juventusin në një lëndim që tregon se ai ishte jashtë një sezon e gjysmë.

    Më 2018-19, numri 11 i Juves luajti vetëm 969 minuta gjatë tërë sezonit.

    Këtë sezon, Costa ka startuar vetëm në shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe vazhdimisht ka pasur lëndim të muskujve.

    Klubi ka konfirmuar që sulmuesi ka një ankesë dhe është lënduar në ije të këmbës së majt, rikuperimi i të cilit lëndim zgjat nga 15-20 ditë.

    Nëse ndodh kështu ai do të humbet ndeshjet kundër Brescias, SPALit, Lyonit dhe Interit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!