Luka Modriç në Milan tani nuk është më vetëm një ëndërr.
Ai nuk kaloi sezonin më të mirë në Real Madrid dhe duke parë moshën e tij nuk është se Real Madridi nuk mendon ta shesë atë, shkruan Reporteri.net
E gjasat për një transferim të mundshëm të kroatit në Milan janë rritur pas emërimit të legjendës kroate, Zvonimir Boban si drejtor sportiv i klubit ‘Kuqezi’.
Zvonimir Boban është duke tentuar një përforcim të madh për Milanin.
Drejtori i ri i Milanit, Zvonimir Boban ka kontaktuar me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric në lidhje me transferimin e tij në San Siro.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se Boban ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij duke i shprehur gatishmërinë për ta sjellë në Milan.
Modric është një prej futbollistëve kryesor në Real Madrid.
Mirëpo, ai edhe në të kaluarën ishte spekuluar me largim nga Santiago Bernabeu ku në verën e vitit të kaluar ishte objektiv i Interit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.