×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: Presidenti i Tottenham i ka ofruar Eriksenin klubit të Realit, kjo është arsyeja

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 18:15

    Real Madridi ka qenë i etur që të sigurojë shërbimet e danezit Christian Eriksen gjatë vitit të kaluar, njejtë sikur këtë vit.


    Tani, është vet klubi anglez që ia ka ofruar shërbimet e futbollistit skuadrës madriliene, shkruan Reporteri.net

    Presidenti i klubit anglez, Daniel Levy e ka telefonuar drejtorin e Real Madridit, Jose Angel Sanchez ditë më parë duke ofruar shërbimet e mesfushorit.

    Eriksen ka refuzuar të rinovojë kontratën e tij që përfundon në 30 qershor të vitit të ardhshëm. Kështu, Levy ka parë që mesfushori është i gatshëm të mos rinovojë dhe do të mbetet i lirë brenda një viti.

    Presidenti i Tottenhamit e di se ai ose e shet Eriksen tani ose ai nuk do ta shoh asnjë cent 12 muaj më vonë.

    Vetëm para një viti, Levy i kërkoi nga Perezit plotë 150 milionë euro për transferimin e Danezit ndërsa sot është i gatshëm të pranojë deri në 70 milionë euro për të, pasi futbollistit i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë.

    Real Madridi në anën tjetër synon transferimin e Paul Pogbas, ndërsa Eriksenin e shohin si alternativë B./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!