Gazetarit anglez Sam Street nuk i kanë pëlqyer thirrjet anti-Serbi nga disa tifozë anglezë gjatë ndeshjes kundër Kosovës.
“Serbët janë bastardë kudo që shkojnë” ishin fjalët që përsëriteshin nga anglezët.
Përmes një shkrimi në profilin e tij në Twitter, Street i ka bërë thirrje UEFA-së që ta dënojë Anglinë, shkruan Indeksonline.
“Unë supozoj se UEFA do ta detyrojë Anglinë që ndeshjen e parë në Euro 2020 në Ëembley ta luaj pa shikues, me dyer të mbyllura, apo thirrje raciste bëjnë vetëm tifozët nga Ballkani lindor?” shkruan Street.
Për këtë ai ka marrë kritika të shumta nga lexuesit.
“Si mundet një gazetar anglez të bëjë thirrje të tillë” shkruhet në një nga komentet./indeks
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.