×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë Ronaldon, qanë si fëmija kur ia kujtojnë babain e ndjerë

    Reporteri
    16 Shtator 2019 | 11:15

    Cristiano Ronaldo nuk u ka bërë ballë emocioneve kur i është treguar një video e babait të tij.


    Ronaldos i është treguar një video e babait të tij, Jose Dinis Aveiro, ku ai shihet teksa lavdëron të birin për të arriturat e tij dhe shprehet krenar me punën e lojtarit.

    Videoja ishte xhiruar qysh para fillimit të Kampionatit Evropian 2004, dhe i është shfaqur Ronaldos në emisionin e Piers Morgan, për të bërë që lojtari të shpërthejë në lot.

    “Nuk e kam parë asnjëherë këtë video. E pabesueshme. Nuk i kam parë asnjëherë këto pamje. Ku i keni gjetur.. Duhet t’ua tregoj familjes sime” ka thënë Ronaldo, i përlotur.

    “Nuk kam arritur ta njoh 100% babanë tim, pasi ai ishte person i dehur. Nuk kam biseduar kurrë me të. Ishte e vështirë të bëja bisedë normale me të” ka shtuar ndër të tjerash portugezi.

    Babai i CR7 nuk ka përjetuar momentet më madhështore të birit të tij, si triumfet në Ligën e Kampionëve, Topat e Artë, Euro 2016 dhe suksese të tjera. Ai ndërroi jetë kur Ronaldo ishte 20 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!