Hull City ka konfirmuar sot se mbrojtësi i tyre, Angus MacDonald është diagnostikuar me kancer të zorrëve
Angus MacDonald iu bashkua Hull Cityt në janar të vitit 2018 nga Barnsley, skuadër në të cilën ai ishte kapiten, shkruan Reporteri.net
Sot, klubi i MacDonald, Hull City ka konfirmuar se 26 vjeçari është diagnostifikuar me kancer të zorrëve.
“Hull janë të trishtuar të iu njoftojnë se Angus MacDonald është diagnostikuar në fazat e hershme të kancerit të zorrëve,” thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Mbrojtësi 26 vjeçar ka bërë vetëm tre paraqitje me Hull Cityn edicionin e kaluar, derisa për herë të fundit në fushë u shfaq kundër Derbyt në gusht të këtij viti në kuadër të Carabao Cup. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.