Arianit Bytyqi, 26-vjeçar dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç humbën jetën tragjikisht sot në orët e para të mëngjesit.
Të dy të rinjët vdiqën sot pas rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi tentuan të kalojnë nga një trase në tjetrën, ku hapsira ndërmjet traseve ishte afër 3 metra, shkruan Reporteri.net
Të ndjerët ishin kondukterë në kompaninë e autobusëve “Sharr Travel”, ndërsa kishin zbritur nga autobusët të cilët ishin ndalur jashtëligjshëm në autostradë.
Arianit Bytyqi, 26-vjeçar, ishte tifoz i ‘Arpagjikëve’ të Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare në facebook e tifogrupit kosovarë të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen tragjike.
“Sot morëm lajmin tragjjik per humbjen e jetës të Arianitit njērit nga ne, shoku vllau jon. Ti je përgjithmonë me ne shok”, thuhet në njoftimin e ‘Arpagjikëve’.
Kujtojmë që për këtë rast, me urdhër të prokurorit 3 (tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.