Trupi i pajetë i Florijana Ismailit, e cila është shpallur e zhdukur që nga e shtuna pasdite kur me një kolege të sajën kishin dalë për të lundruar dhe notuar në Liqenin Como në Itali, është gjetur pasditen e sotme.
E lindur në Aarberg në Kantonin e Bernës dhe me origjinë nga Presheva, Floriana ishte futbollistja e vetme me rrënjë shqiptare që luante për Zvicrën.
Vetëm disa javë më parë, përkatësisht më 16 qershor vendi prej kah vjen, Presheva e kishte shpallur “Ambasadore të Luginës”, për çka Florjana në rrjetet sociale kishte shkruar se ndihet shumë e lumtur për një respekt të tillë nga vendi prej nga vinte, shkruan Reporteri.net.
“KKSH me dhuroi Titullin Ambasadore e Luginës, edhe pse isha e vetmja femër, vendi im nuk më harroi! Falënderimi i takon z. Ragmi Mustafa dhe z.Enkel Rexhepi që më mundësoi ta kem një shenjë respekti nga Lugina. Nder i veçantë për këtë titull”, kishte shkruar futbollistja me këtë rast. /Reporteri.net
https://www.instagram.com/p/By2D1ZBolgJ/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.