×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Pasi pësoi lëndime të rënda, Fury nuk do të jetë më kurrë njësoj – rimeçi me Wilderin në dyshim

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 11:14

    Tyson Fury mund ta shtyjë rimeçin me Deontay Wilder për shkak të lëndimeve që mori në ndeshjen e fundit kundër suedezit Otto Wallin.


    Britanezi 31-vjeçar u ndesh në një luftë të pakompromis kundër suedezit dhe arriti të fitonte vetëm falë vendimit unanim të gjyqtarëve, shkruan Reporteri.net

    Fitorja e Furyt ishte në dyshim për shkak të raundit të tretë kur ai pësoi një goditje në syrin e djathtë dhe humbi vizionin.

    Tani, Fury rrezikon ta humbasë mundësinë për tu ndeshur me Wilderin për shkak që syri i tij nuk mund të rikuperohet me kohë dhe mund të mos jetë më siç ka qenë më parë.

    Ish-kampioni i botës në dy-pesha, Andre Ward ka thënë se Fury duhet të marrë më shumë kohë që të rikuperohet plotësisht dhe të i japë tifozëve atë që e meritojnë, një meç pa polemika.

    “Nuk do të jetë më kurrë njësoj, por do të bëhet më mirë. Plaga do të formohet, ai nuk do të ketë plogështi rreth syrit të tij nëse do të provonte të rikthehej më herët, sepse ne nuk duam arsyetime”, ka thënë Ward.

    Ndryshe, Furyt pritet t’i kushtojë 3000 funte për ndeshje për shkak të operacionit plastik në vetull./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!