Marco Verratti nuk është më një futbollist i pashitshëm dhe pas 11 viteve të kaluara në Parc de Princes mund të largohet.
Mesfushori italian është një legjendë e parisienëve, por ai nuk shihet më si një futbollist kryesor në mesfushë dhe PSG është e gatshme edhe ta shes atë.
Atletico Madrid dhe Liverpooli janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e italianit, por problemi mbetet te çmimi i tij.
PSG i ka njoftuar dy gjigantët evropianë se për ta lënë të lirë italianin të largohet duhet paguar shuma prej 70 milionë eurove.
Si për madrilenët ashtu edhe për The Reds kjo shumë është konsideruar jashtëzakonisht e lartë për një mesfushor që pas tre muajsh mbush 31 vite.
Interesim për Verrattin ka shfaqur edhe gjiganti italian Roma, por që janë tërhequr nga gara me ta mësuar çmimin e tij.
Gjithsesi drejtuesit e Atletico Madrid dhe Liverpool po vazhdojnë bisedimet me homologët e tyre francezë dhe qëllimi është që t’i ulin kërkesat e parisienëve për Verrattin. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.