Një video hot prej 15 sekondash, në banjën e një diskoteke, e filmuar pa dijeninë e tij pas ndeshjes ndaj Vis Pesaros, ditën e shtunë në 17 nëntor, i ka kushtuar shtrenjtë portierit të dytë të klubit italian Rexhiana, Mateo Voltolini.
Ai u pezullua një javë nga të gjitha aktivitetet sportive.
Lojtari në një moment të mbrëmjes, hyri në banjë së bashku me një vajzë dhe kryen marrëdhënie intime. Ata nuk e kuptuan që dikush te banjoja ngjitur po i filmonte nga lart, teksa videoja u bë virale në rrjetet sociale.“Nuk e dija që po më filmonin”, është shprehur portieri i dytë i Rexhianës, pasi videoja u shpërnda me shpejtësi.
Voltolini dhe vajza, ngritën një padi kundër personave të panjohur që i filmuan, teksa presin të zbulohet autori. Pas bërjes publike të videos, klubi italian, dëshironte të jepte një sinjal të fortë, teksa e pezulloi portierin me një jave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.