×
  • Sport
  • Sport

    E fundit: Cristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë për vitin 2019

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 12:43

    Cristiano Ronaldo është fitues i Topit të Artë për vitin 2019.


    Siç raporton Corriere dello Sport, ka të dhëna që Ronaldo do të shpallet fitues për herë të gjashtë i këtij çmimi prestigjioz, shkruan Reporteri.net

    Të dërguar të France Football janë nisur për ta takuar Ronaldon në Torino për ta incizuar intervistën e cila do të lëshohet pas ceremonisë së ndarjes së çmimit.

    Siç duket delegacioni i France Football ka pasur një drekë me Cristiano Ronaldon dhe drejtorin sportive të Juventusit, Fabio Paratici.

    Sulmuesi portugez është favorit për të fituar Topin e Artë të gjashtë të tij, duke mposhtur kështu konkurrencën e Virgil van Dijk dhe Leo Messit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!