×
  • Sport
  • Sport

    E FUNDIT: Crvena Zvezda luan në Mitrovicë ndeshjen e Kupës me Trepçën

    Reporteri
    06 Tetor 2019 | 15:57

    Të mërkurën më 9 tetor me fillim nga ora 14:00 Crvena Zvezda do të luajë me Trepçën[skuadër e cila bën gara në Ligën e Tretë të Serbisë] në kuadër të 1/16 të Kupës së Serbisë në Mitrovicë.


    Mediumi serb, Kurir, raporton sot se kjo ndeshje do të luhet në Mitrovicë ani pse FFK kishte bërë kërkesë në FIFA e UEFA që një gjë e tillë të parandalohet, shkruan Reporteri.net

    “Dëshira jonë ishte që ndeshja të luhej në Mitorvicë dhe jemi shumë të lumtur që kjo u arrit. E dimë se sa e rëndësishme është për njerëzit tanë, sa i presin sukseset tona sportive dhe sa presin me padurim këtë lojë. Presim një stadium të mbushur plotë, lojë të mirë nga dy ekipet dhe sjellje korrekte si në fushë ashtu edhe në tribuna. Dua të falenderoj FIFA-në dhe UEFA-në për mbështetjen e kësaj ndeshje zyrtare në Mitrovicën e Kosovës dhe shpresoj që gjithçka do të funksionojë në frymën e sportit dhe të lojës së ndershme,” ka thënë drejtori i klubit të Zvezdës, Zvezdan Terzic.

    Në artikullin e Kurir përmendet edhe se FFK nuk e ka lejuar që kjo ndeshje të luhet në Mitrovicë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!