Juventus ka arritur marrëveshje personale me Matthijs de Ligt dhe një shumë prej 70 milionë eurosh me Ajaxin, pasi që Barcelona dhe PSG janë tërhequr nga gara.
Sipas Sky Sport Italia, Goal.com dhe Calciomercato.com, bardhezinjtë i kanë propozuar atij një kontratë me pagë tetë milionë euro në vit plus bonuse të ndryshme, e cila është afër kërkesave të lojtarit për 12 milionë euro në vit.
Në marrëveshje do të këtë edhe një klauzolë me vlerë 150 milionë euro, kurse Ajax do të merr 70 milionë euro plus bonuse.
Gianluca Di Marzio ka shkruar se klauzola e lirimit ishte çelësi i negociatave dhe arsyeja kryesore pse PSG dështoi për ta transferuar atë javë më parë, për shkak se ishin të kufizuar për shkak të ligjit francez.
Në të njëjtën kohë, raportet në Francë dhe Spanjë tregojnë që Paris Saint-Germain dhe Barcelona nuk do të bëjnë ndonjë ofertë të re për mbrojtësin, pasi që besohet se Juve është ekipi i tij i preferuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.