Kylian Mbappe ia ka bërë të qartë Parisit se nuk e sheh të ardhmen e tij afatgjate në klub.
Pas transferimit nga Monaco në vitin 2017, skuadra nuk e ndjen se i është dhënë përgjegjësi e mjaftueshme në ekip, kjo edhe për shkak të brazilianit Neymar, shkruan Reporteri.net
Siç mëson MARCA, Mbappe nuk do të rinovojë kontratën e tij me PSG pa marrë parasysh shumën që i ofrohet atij nga sheikët arabë.
Francezi ka kontratë me Parisin deri në vitin 2022 dhe nuk e ka ndërmend ta zgjerojë atë edhe më shumë.
Kjo nënkupton që nëse Real Madridi nuk vendos ta transferojë Mbappen këtë sezon, atëherë ata do ta blejnë atë në vitin tjetër për një shumë më të vogël.
Presidenti i Parisit, Nasser Al-Khelaifi ka deklaruar se Mbappe nuk është në shijte, por në këtë rast është futbollisti ai që ka fuqi.
Në anën tjetër, Real Madridi janë të interesuar ta transferojnë Mbappen në ‘Santiago Bernabeu’ por nuk pajtohen me çmimin e kërkuar nga klubi parisien./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.