×
  • Sport
  • Sport

    E fundit: Ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë mund të shtyhet për në maj

    Reporteri
    01 Mars 2020 | 13:26

    Ndeshja gjysmëfinale e play-offit në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka gjasa të mos luhet me 26 mars ashtu siç ishte e paraparë.


    Arsyeja është koronavirusi që është përhapur në gjithë Europën dhe ndeshja ndërmjet përfaqësueses së vendit dhe Kosovës mund të shtyhet për në muajin maj.

    Anulimi i ndeshjeve të play ofg-it në Ligën e Kombeve për muajin mars mund të vijë si sygjerim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa me të njejtin qëndrim ka dalur sot edhe UEFA.

    Presidenti Aleksandar Çeferin të martën do të ketë mbledhje me të gjithë presidentët e federatave dhe do të merret vendim për këtë çështje./Sportmania.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!