Maurizio Sarri është larguar sot nga Chelsea për t’iu bashkuar skuadrës së Juventusit në një kontratë 3-vjeçare.
Trajneri italian rikthehet pas vetëm një viti qëndrim në Angli, ndërsa drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia ka konfirmuar se Sarri ka kërkuar që ta lënë të lirë në mënyrë që të jetë më afër prindërve të tij.
Në anën tjetër, Chelsea nuk do të mbetet gjatë pa trajner pasi atë pozitë pritet ta zë një legjendë e klubit.
Frank Lampard pritet të emërohet trajner i skuadrës pasi ai ka folur me bosin e klubit, Roman Abramovic, i cili e ka siguruar se do t’ia jap atij së paku dy vite që ta ndërtojë skuadrën.
Bashkë me Lampardin pritet të rikthehen edhe shumë legjenda tjera të klubit.
Jody Morris do të jetë asistenti i parë i trajnerit, Petr Cech pritet ta marrë rolin e Drejtorit Sportiv, Claude Makelele do të bëhet ambasador i klubit, ndërsa pritet të rikthehen edhe shumë legjenda të klubit.
Lampard pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me klubin./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.