Federata Shqiptare e Basketbollit përjashton përjetësisht nga çdo aktivitet i këtij sporti, basektbollistin e Tiranës Bruno Daliu.
34-vjeçari të shtunën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” humbi toruan duke ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit Jurgen Muho pas një vendimi të këtij të fundit.
Grushtat dhe shkelmat e Bruno Daliut në një sfidë mes Teutës dhe Tiranës që po transmetohej live ishin të papranueshme për Federatën Shqiptare të Basketbollit që ka përjashtur përjetësisht lojtarin e Tiranës.
Ai tashmë po ndiqet penalisht nga Policia e Durrësit dhe për dhunën ndaj Jurgen Muhos rrezikon të dënohet edhe me burg pasi ai është ndalur nga forcat e rendit dhe sipas legjislacionit të ri të sportit rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg, raporton SS.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.