Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Leicesterit, Harry Maguire.
Maguire do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori. Ai do të transferohet në United për shumën e 80 milionë funteve, shkruan Reporteri.net
Mbrojtësi anglez i cili veçse e kishte informuar klubin se do të largohej këtë verë, do ta kalojë holandezin Virgil van Dijk për mbrojtësin më të shtrenjtë me 5 milionë funte më shumë.
Siç raportojnë mediat angleze, Maguire do të udhëtojë të hënën për teste mjekësore në Manchester.
United do të paguajë 60 milionë funte + 20 të tjera bonuse për qendërmbrojtësin anglez.
Kështu City humbet në këtë garë, pasi ‘Qytetarët’ kishin ofruar vetëm 70 milionë funte./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.