×
  • Sport
  • Sport

    E gjithë bota e dinë për vdekjen e Maradonës, përveç një personit: Nuk po guxojnë t’i tregojnë

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 11:45

    Askush nuk e ka guximin që t’i tregojë Karlos Bilardos, trajnerit që e shpalli Argjentinën kampion bote në vitin 1986 për vdekjen e Diego Maradonës


    Karlos Bilardos është 82 vjeçar dhe vuan nga një çrregullim mendor, derisa ai e ka dashur aq shumë Maradonën saqë thoshte se Diego ishte djali që nuk e kishte kurrë, shkruan Reporteri.net

    “Nuk mund t’i them se Diego ka vdekur”, rrëfeu vëllai i Karlos, Horge Bilardo në mikrofonat e “Radio Provincia”, sepse ai e donte atë si një djalë. Ish-trajneri i “Albiceleste”-s, jeton në një apartament në Buenos Aires ku kurohet nga disa infermiere, të cilave u është ndaluar ta lejojnë të shikojë televizor.

    “Infermierja tashmë e dinte që nëse kjo do të ndodhte, televizioni duhej të ndalohej. Dhe kështu ndodhi. Karlos u tha që kablli i TV u prish”, tha Horge Bilardo.

    Bilardo së bashku me Maradonën fituan Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 1986. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!