Ish-kampioni i dy kategorive në UFC, Conor McGregor, thotë se ishte gabim dhe se do të përballet me çdo gjë që vjen, pasi kishte goditur një 50-vjeçar në një pab në Dublin në prill.
Videoja e incidentit e publikuar online në fillim të gushtit, shfaq McGregorin 31-vjeçar duke grushtuar një person në moshë, në kokë.
Irlandezi ka thënë se ajo video e publikuar ishte si një thikë e ngulur në zemrën e tij.
“Unë duhet të marr përgjegjësi për atë që kam bërë”, ka thënë McGregor për ESPN.
“Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi atje, unë isha gabim. Ai njeri meritonte të shijonte kohën e tij në pab, pa përfunduar në mënyrën siç ndodhi. Kam bërë ndryshime, për të qenë baba më i mirë, njeri më i mirë, model më i mirë për ata fëmijë. Unë duhet të kuptoj se kjo nuk është qasja apo sjellja e një lideri, e një kampioni të arteve marciale të përziera. Duhet të rregulloj kokën time dhe të kthehem në lojë. Unë isha totalisht gabim. Ishte një sjellje e papranueshme”, ka thënë McGregor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.