×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Klopp: Ky lojtar nuk luan në derbin ndaj Evertonit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2019 | 16:54

    Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e madhe në derbin ndaj Evertonit për ditën e nesërme që zhvillohet nga ora 21:15.


    Sipas teknikut gjerman, mungesa e madhe e këtij derbi për ta do të jetë, mbrojtësi i qendrës, Joel Matip, shkrua Reporteri.net.

    “Matipit i duhet pak më shumë kohë. Ai është duke u rikuperuar, por jo saktësisht se si kemi dëshiruar, kështu që atij i duhet pak më shumë kohë. Të tjerët janë të gatshëm dhe të disponueshëm për lojë”, tha Klopp.

    Kujtojmë se Liverpooli ka humbur vetëm tre nga 39 takimet e fundit e Premierligës, të gjitha në Goodison Park, dhe janë të pamposhtur në 17 takimet e fundit në total, për të rikujtuar ata nuk kanë as edhe një humbje në ligë që nga prill i vitit 2017 ndaj Crystal Palace.

    /Reporteri.net/

    .

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!