×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Policia: Kjo është arsyeja se pse skuadra serbe nuk u lejua të futet në Kosovë

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 10:22

    Nga mediat serb qarkulloi lajmi se se skuadra e basketbollit në ligën e dytë të Serbisë, “Sloga” nuk është lejuar të futet në Kosovë nga pika kufitare në Jarinjë.


    Kjo pasi skuadra e ligës së dytë të basketbollit ishte nisur drejt Mitrovicës për ta zhvilluar ndeshjen me skuadrën e ashtuquajtur “Trepça”, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, Reporteri.net ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ku nga atje thanë se ekipi në fjalë nuk ka leje nga ministria kompetente për të hyrë në Republikën e Kosovës.

    “Ekipi i potencuar nga ana juaj nuk ka pas leje nga ministria kompetente, prandaj edhe iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

    Kujtojmë se kjo nuk është ndalesa e parë që shteti ynë i bën sportistëve serb, pasi që ndeshjet e kampionati serb cilësohen si ilegale./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!