Eden Hazard do të përshpejtojë shërimin e tij nga një dëmtim në kyçin e këmbës këtë javë, dhe më në fund mund të kthehet në fushë në ndeshje kundër Celta Vigos, javën e ardhshme.
Sulmuesi belg po vuan nga një lëndim i këmbës që nga barazimi 2-2 me Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve në fund të nëntorit dhe fillimisht pritej të ishte jashtë për rreth 10 ditë, shkruan Reporteri.net.
Por testet e mëtutjeshme zbuluan se problemi ishte më serioz dhe 29-vjeçari ka humbur 16 ndeshjet e fundit të Los Blancos në të gjitha garat, përfshirë Superkupën e Spanjës.
“Ai do ta ketë një javë të gjatë. Ne do ta shohim at fundjavën tjetër, shpresoj”, tha të dielën trajneri Zinedine Zidane.
Reali po vazhdon me fitore, e Hazard është gati për magjinë e tij./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.