Tashmë është bërë e ditur se sistemi ndihmës i gjyqtarëve, “VAR” do të përdorët edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Sistemi “VAR” po vazhdon të aplikohet në ligat e madhët të botës si, Premierligë, La Liga, Seria A dhe Bundesligë, ku përmes tij futbolli është bërë edhe më transparent, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, mediat në Maqedoni kanë zbuluar se kjo teknologji e re mjaft e dobishme në futboll do të aplikohet për herë të parë edhe në Maqedoni, pikërisht në ndeshje, Maqedoni e Veriut – Kosovë.
Kujtojmë se me 26 mars Kosova zhvillon ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, ku brenda kësaj jave pritet të vendoset se në cilin stadium do të luhet ndeshja dhe pastaj të vendoset teknologjia “VAR”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.