×
  • Sport
  • Sport

    E kryer, Neymar arrin marrëveshje personale me Barcelonën

    Reporteri
    11 Gusht 2023 | 18:59

    Neymar është shumë afër kalimit në Barcelonë, pasi që ka arritur marrëveshje personale me klubin katalunas.

    Kështu raporton gazetari i njohur me burime pranë Barcelonës, Jose Alvarez.

    Sipas Alvarez, Barcelona ka arritur një marrëveshje totale me lojtarin për kontratën e tij personale ku ai do të paguhet 13 milionë euro për dy sezone.

    Sipas këtij raporti, Barcelona e ka mundësinë që t’ia zgjasë plus edhe një vit kontratën atij.

    Që të kompletohet ky transfer duhen edhe dy pjesë për t’u përmbushur.

    Fillimisht shkëputja e kontratës në pajtim dypalësh me Paris Saint-Germain si dhe duhen bërë disa largime nga Barcelona në mënyrë që futbollisti të regjistrohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!