Cristiano Ronaldo në intervistën e tij të fundit ka treguar shumëçka nga karriera e tij si dhe nga fëmijëria e vështirë që e kishte
Ylli portugez ka treguar se si gjatë fëmijërisë kërkonte hamburgera te një grua me emrin Edna, të cilën ai tani dëshiron ta takojë dhe ta shpërblejë atë për gjithë të mirat që ia ka bërë atij në fëmijëri, shkruan Reporteri.net
34 vjeçari tregon se afër stadiumit të Sportingut ishte një McDonalds dhe se aty kur ishte i uritur shkonte dhe merrte hamburgera falas.
“Ne ishim paksa të uritur dhe e kishin në McDonald’s afër stadiumit. Trokitëm në derën e tyre dhe i pyetëm: ‘Hej, a ka mbetur ndonjë hamburger’. Aty ishte Edna dhe dy vajza të tjera,” ka thënë Ronaldo.
“Unë i kam pyetur njerëzit në Portugali, ata e kanë mbyllur McDonaldsin. Kurrë më s’i gjeta dot,”.
“Por, nëse kjo intervistë mund të më ndihmonte t’i gjejë ato, unë do të isha shumë i lumtur. Unë dua t’i ftoj në Torino ose në Lisbonë që të hanë darkë me mua sepse dua t’u japë atyre diçka,” përfundoi CR7. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.