Vëllaznimi nga Gjakova po përjeton ditët nga më të vështirat në histori të klubit
Vëllaznimi në 8 ndeshjet e para në Ligën e Parë nuk ka shijuar asnjë fitore, derisa bilanci i tyre është 4 barazime e 4 humbje dhe vendi i fundit në tabelë, shkruan Reporteri.net
Punët me financa nuk qëndrojnë aspak mirë te klubi nga Gjakova, por fatmirësisht ata nuk e kanë gajle udhëtimin, të cilin po ia kryen falas një kompani e autobusëve.
Klubi s’ka fonde për udhëtimet që i bënë jashtë Gjakovës, por kompania “Shpattturs” i ka dalur në ndihmë skuadrës së parë si dhe juniorëve duke i transportuar futbollistët dhe stafin për çdo ndeshje që ata luajnë si mysafirë.
Në rast se nuk do të udhëtonin për t’i zhvilluar ndeshjet si mysafire atëherë klubi do të dënohej nga FFK-ja, por Vëllaznimi deri tani është duke shpëtuar nga dënimet falë kësaj kompanie të autobusave. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.