Arben Beqiri është më i fortë se tumori.
Portieri i njohur kosovar, Arben Beqiri në janar të këtij viti ishte diagnostifikuar me tumor në lukth. Që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, Beqiri nuk ka stërvitur me skuadrën e tij, Trepça 89′ – për shkak të sëmundjes që kishte.
Megjithatë, Beqiri e dëshmoi që është më i fortë se sëmundja e rëndë, tumori.
31 vjeçari ka përfunduar kimio-terapitë qe 2 muaj, ndërsa është duke u shëruar nga kjo sëmundje.
Ai madje ka filluar të mendojë për rikthimin në fushat e blerta, për të ushtruar profesionin e pasionin e tij, futbollin.
Beqiri në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’ ka zbuluar se pas takimit me doktorin e tij, Ilir Kurtishi ka marrë dritën e gjelbër për të rifilluar me stërvitje të lehta.
“Sot kam marrë konfirmimin se mund të filloj me stërvitje të lehta, por jo me ngarkesë të madhe. Në muajin shtator do të bëjë edhe një kontroll (CT) dhe nëse ajo del mirë – atëherë do të rikthehem në stërvitje me grupin – që të bëhem gati për kampionat”, tha Beqiri.
Beqiri, prej vitesh është mes portierëve më të mirë të futbollit kosovar.
Gjatë karrierës, Arben Beqiri e ka veshur fanellën e Trepçën ’89, Besës, Trepçës dhe Llapit, ndërsa ka fituar Kupën e Kosovës me Besën e Trepçës 89′.
Shpresojmë që ta shohim Beqirin në fushë, sa më shpejtë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.